E njëjta veshje për të dy vajzat, e që kushton jo pak. Flasim për xhaketën e zezë “Balmain”, e veshur nga Jonida Maliqi dhe Dafina Zeqiri.
Jonida e kishte kombinuar xhaketën me një palë pantallona të zeza. Ndërsa Dafina, e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” nuk kishte veshur pantallona por veshja e saj u pëlqye shumë.
Sigurisht, publikut nuk i shpëtoi fakti që vajzat bënë “xing” me njëra-tjetrën dhe nëse u bëtë kuriozë, ju tregojmë çmimin e kësaj xhakete moderne me motive gri.
Faqja zyrtare e “Balmain” në Instagram tregon se shifra e xhaketës shkon 2990€.
