Dy ditë më parë Tayna lançoi këngën e saj më të re “Bass” e cila është mirëpritur nga publiku shqiptar ku ka marr deri tani mbi 1.8 milionë klikime në Youtube.
Por fansat e saj kanë vënë re në pjesën e dytë të këngës një ngjashmëri me atë të Drake, “Behind Barz”.
Si Tayna, ashtu edhe Drake, përmendin në këngët e tyre togfkalëshin “tic-tac-toe”, ndërsa beat-i duket gjithashtu i njëjtë.
Për më tepër, Tayna përmend në këngë edhe pseudonimin e reperit amerikan “Champagne papi”.
Mirëpo, po t’i hidhni një sy përshkrimit të këngës në Youtube, do të vëreni se kënga ka dy beat-e, njërin nga Cricket dhe tjetrin nga Jacob Lethal Beats, i cili ka realizuar disa këngë të Drake.
Reperja ka qenë e autorizuar për të përdorur pjesën muzikore të reperit.
