Tayna ka menduar të ngacmojë pak ndjekësit e saj në këto ditë të nxehta korriku.
Reperja e njohur kosovare është tejet aktive në rrjete sociale, kryesisht Instagram, ku poston thuajse çdo gjë nga jeta e saj private dhe profesionale.
Dje bukuroshja 24-vjeçare ka hedhur në Instastory një foto ku shihet vetëm me bikini të zeza dhe një rrobë të tejdukshme që e ka hedhur pas krahëve. Tayna mban edhe një shami në kokë. Trupi elegant dhe format perfekte bien menjëherë në sy.

Këngëtarja e talentuar së fundmi ka publikuar klipin e saj më të ri të titulluar “BASS”, ku për dy ditë ka marrë 2 milionë klikime.
