Vajza e madhe e Fjolla Morinës, Ledjana, ka festuar dje ditëlindjen e saj të 17-të dhe këtë e morëm vesh nga një postim i vetë Fjollës.
Si rrallë herë ajo ka postuar foto të vajzës me tortën në dorë, ndërkohë që ka qenë shumë hermetike në postimet përsa i përket vajzave të saj.
“Edhe 100 vite zemra e mamit. Paç bekimin e zotit dhe të rritesh e rrethuar me dashuri dhe lumturi. Ti je gëzimi, buzëqeshja. Uroj që në jetë të jesh e plotësuar dhe e realizuar bija ime. Suksesi të ndjektë në çdo hap të jetës. Të dua shumë, mami”, ka shkruar Morina krah postimit të fundit në rrjetet sociale.
