Visjan Ukcenaj, aktori i njohur i humorit i cili ka ardhur dhe si këngëtar, ka rrëfyer edhe projektin e fundit muzikor i ftuar në Wake Up.
Ai thotë se nuk është këngëtar, por askush nuk e ndalon të eksplorojë. Referuar këngës “Tjetër botë”, Visi thotë se këngën e ka nisur në mënyrë spontante dhe se tekstin e ka shkruar në tualet.
“Unë nuk jam këngëtar, sepse nuk dua të fyej artistët, por askush nuk më ndalon të eksploroj. Unë këtë këngë e nisa komplet spontane, më dërgon videon producenti dhe më goditi direkt. Le ta themi që tekstin e bëra në tualet, me kufje në vesh. Të nesërmen në studio e kemi regjistruar me shumë qejf, krijova vetë vijën melodike dhe rëfrenin”, thotë Visi.
Nuk ka munguar as përgjigja e Islit i cili i thotë se: “Tani që na the ku e ke shkruar ndihet një shije verore”, teksa kanë qeshur të dy.
