Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot një udhëzim se si mund të krijohen maskat në kushte shtëpie. Në një postim në mediat sociale, tregohen të gjitha hapat se si krijohet një maskë e cila është e vlefshme dhe të mborn nga COVID-19.
“#VendosniMaskën 👉Barrierat mbrojtëse mund të bëhen vetë në shtëpi dhe pa asnjë kosto! 📌Ndiqni hapat se si të krijoni një maskë me shami në shtëpi: ▪️Pasi keni marrë një shami duhet ta palosni atë në gjysmë; ▪️Sërisht paloset pjesa e sipërme deri tek gjysma dhe pjesa e poshtme; ▪️Vendosen rripat e llastikut ose për me lehtë llastikat e flokëve në largësi 6 cm nga njëra- tjetra; ▪️Palosen të dyja anët dhe qepeni me gjilpërë;⬇️
😷Pasi e keni larë me ujë të nxehtë dhe detergjent, mund ta përdorni maskën në çdo ambient të mbyllur, me qëllim mbrojtjen nga infektimi me #COVID19. #RespektoRregullat #RuaniShëndetin”, shkuran ministria.
