Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dëshmia e babait të 16-vjeçares shqiptare të vdekur në Greqi: E vranë! Më mbyllën derën, më iku lulja ime…

16:42 / July 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
16 vjecarja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vdekja e dyshimtë e 16-vjeçares shqiptare në Trikala në Greqi po vijon të hetohet nga policia, e cila ka marrë tabulatet telefonike të vajzës kryer gjatë orëve të fundit. Nga mesazhet e zbuluar nga tabulatet telefonike vërtetohet se ajo ka folur me një 27-vjeçar, oficer policie me të cilin do të takohej dhe më pas me miqtë e saj, por asnjë mesazh nuk shfaq shenja të konfliktit apo mërzitjes, përkundrazi ishin mesazhe normale shkëmbyer mes miqsh. Kjo e bënë edhe më të vështirë faktin për të kuptuar nëse vdekja e 16-vjeçares ishte vrasje apo vetëvrasje.

Familjarët e saj e mohojnë fortë këtë gjë duke thënë se policia duhet të gjejë autorin që e shtyj vajzën nga lartësia, pasi ajo nuk kishte asnjë arsye pse duhet të ndërmerrte këtë akt ekstrem.

Babai dhe motra e viktimës mohojnë kategorikisht mundësinë e vetëvrasjes. Babai u shpreh për mediat greke se kërkon drejtësi për vajzën e mitur dhe thotë se vajzën ia kanë vrarë.

“Nuk mundem as unë të ngjitem aty sipër. Pastaj, sipër është bosh, si mundet të ecë sipër dhe të dalë para, këtu nuk ka dysheme… si ra dhe si erdhi deri këtu?! E kanë vrarë, më mbyllën derën, më iku lulja ime…” , tha babai me lot në sy.

Ndërsa e motra binjake e viktimës, Kristina deklaron se motra e saj ka dalë nga shtëpia në orën 02:00 të mëngjesit, për të takuar një djalë 27-vjeçar, oficer policie, të cilin e kishte njohur në Instagram. Ky ishte takimi i tyre i parë, ndërsa kërkimet nga familjarët nisën në orën 03:00 të natës pasi Maria nuk ishte kthyer ende. Kristina tregon se në orën 04:00 të mëngjesit, Maria i është përgjigjur në telefon dhe i kishte thënë të kujdesej për veten duke qarë.

“Ma hap telefonin me një zë duke qarë dhe më thotë: Kristina të dua dhe të kesh kujdes. Këtë më tha. Sapo ma tha, dola në rrugë dhe nisa të kërkoj, ishte ora 04:00 e mëngjesit. E dija që kishte dalë, mora në telefon policinë, se Maria nuk po vinte. Dua të dalë e vërteta. Ajo po bëhej gati që në orën 20:00 të dilte. Unë nuk doja që ajo të dilte më të. Më tha ‘do dal, mos u shqetëso’. Përgjithësisht ajo nuk dilte asnjëherë në orë të tilla”, dëshmon e motra.

16-vjeçarja me origjinë shqiptare jetonte në qendër të Trikalës me familjen e saj, ndërsa ajo u gjet nga policia në oborrin e kishës përmbys, dhe fytyra i ishte dëmtuar që besohet se i janë shkaktuar nga rënia nga lartësia. Policia vijon me marrjen e dëshmive dhe hetimet për të zbardhur këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik./Shqiptarja.com

Greqi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.