Moderatorja Arbana Osmani është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë.
Në media ka qarkulluar lajmi se ajo dhe partneri, Eduart Grishaj, po bëhen me djalë mirëpo dyshja nuk i ka konfirmuar asnjëherë lajmet e gjinisë së bebit.
Më herët moderatorja ka treguar se i pëlqen të jetë sa më e rezervuar lidhur me shtatzëninë e saj, por duket se sot bëri një përjashtim dhe na dhuroi një foto shumë të ëmbël.
Si rrallëherë, Arbana është shfaqur me barkun e rrumbullakosur teksa gatuan këtë të dielë për familjarët.
Ajo ka vendosur dorën tek barku i saj, teksa shfaqet e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër.
