Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar më herët gjatë ditës se me vendim të qeverisë ndalohet hapja e klubeve të natës diskove, bareve dhe çdo shërbimi tjetër në mjedise të mbyllura.
Veç kësaj ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha mjediset të shërbimeve të çfarëdo lloji.
Për të treguar më shumë rreth arsyeve që qëndrojnë pas këtij vendimi, për Abc News foli, Silva Bino, shefe e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.
Bino sqaroi se masat e marra së fundi janë që të shmangen në mënyrë maksimale grumbullimet, pasi siç u shpreh ajo, jemi në një situatë jo fort të favorshme sa i përket krizës së koronavirusit.
