Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se Shqipëria nuk ka mungesë tamponi, ndërsa shtoi se protokolli e përcakton qartë se në cilët raste bëhen testet për personat e prekur apo të dyshuar me COVID-19.
Fico pohoi se tamponi në këtë rast nuk është ekzaminim jetëshpëtues. Sipas saj, tamponi merret në rastet kur shenjat klinike janë të dukshme dhe kur bëhet fjalë për kontakte të ngushta të personave të prekur nga koronavirusi.
“Tamponi është një element që përdoret për të marrë material, ku evidentojmë ose jo prezencën e covid. Nuk është ekzaminim jetëshpëtues. Jeta jonë nuk duhet të fokusohet vetëm tek marrja e mostrës së infeksionit. Kjo krijon ngërçet e një personi që kërkon që bëjë tamponin. Pa shenja klinike, dhe për arsye të frikës, nuk është e njëjtë me rastet e vdekjes. Ne i drejtojmë qytetarët që telefonata tek 127 ka të bëjë me rastet që ka nevojë për trajtim mjekësor. Ka një numër për ata që kanë frikuar, që duan të bëjnë tamponin. Ajo që dua të them është fakti se ju lutem mos harroni se është COVID 19 që vret. Një person që ka shenja, që ka pasur kontakt, ose dhe jo, me temperaturë, dhimbje e trupi, po ose jo me humbjen e shijes, duhet të kontaktojë me mjekun e familjes. Një njeri që shtrohet në spital, është një person që adresohet me COVID-19, mbi nivelin mesatar. Është një njeri që ka nevojë për ndihmë mjekësore. Të gjithë familjarët e tij duhet të investigohen. Familjarët që s’kanë qenë në kontakte, duhet të investigohen po ashtu. Është epidemiologu, ai që vendos. Për të gjitha kontaktet e afërta, s’ka arsye që mos të merret tamponi. Por duhet dhe të ndjekim një këshillë; S’mundet që një person, që është në certifikatën familjare, kërkohet t’i bëhet tamponi. Nuk është çështja tek numri i tamponëve, por tek shërbimi. Është një kohë e vështirë. Protokollet janë të qarta. Mos prit që të merret tamponi. Lidhuni menjëherë me mjekun e familjes, pasi nëse ti ke një supervizor që është i afërt, këto raste nuk lihen pas dore. TSa i përket testit serologjik, për t’i vënë në qetësi njerëzit që kanë risk, është më i ulët në shkallë se sa tamponi vet. Këto janë sëmundje ku pjesa më e rëndësishme e tyre për njerëzit me rrisk është; të shmangin pjesëmarrje në vende me shumë njerëz. Këta njerëz, duke pasur të tilla rrisqe, duhet të jenë alert dhe t’i binden urdhrit për t’u izoluar”, tha Fico për ‘News24’.
