Pasditen e sotme Shqipëria është goditur nga tërmeti. Lëkundjet sizmike janë ndier edhe në Tiranë.
Qendra Europiane Mesdhetare Sizmologjike (EMSC) njofton se lëkundja ka qenë me magnitudë 3. 6 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në orën 19:23 minuta. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 28 km.

