Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Duhet të ndaja dhomën me 5 meshkuj…”, moderatorja e njohur tregon situatën e sikletshme

21:00 / July 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatorja e njohur Gerta Gixhari ishte e ftuar këtë pasdite në programin “Rudina” ka rrëfyer pushimet dhe eksperiencat e saj ndër vite .

Ajo u shpreh se historiku i pushimeve të saj është i rastësishëm dhe se asnjëherë nuk prenoton pushime muaj përpara.

Në studio moderatorja ndau edhe një situatë të sikletshme që kaloi gjatë pushimeve në Francë me bashkëshortin e saj. Gerta kishte bërë një gabim në prenotim dhe kur shkoi në hotel kuptoi që duhej të ndante dhomën dhe me 5 meshkuj të tjerë.

Gerta Gixhari: Historiku i pushimeve të mia është gjithë kohës i rastësishëm. Unë kurrë nuk prenotoj pushime në kohë afatgjatë, pra muaj përpara. Madje unë kam shumë histori të miat, të cilat janë aventurë, me rrugëtimin, me udhëtimet e pushimeve të mia, që i nis me makinë dhe mund të fle kudo që mua mund të më pëlqejë ai vend, domethënë më pëlqen kjo anë e rastësisë.

Rudina Magjistari: Po të ka ndodhur që nuk ke ku fle, që janë të gjitha dhomat e zëna?

Gerta Gixhari: Po më ka ndodhur! Ishte një situatë shumë e sikletshme që kam kaluar, ishim në Francë, isha me bashkëshortin, nuk kisha asnjë nga djemtë e mi me vete. Po kërkonim për të prenotuar rrugës dhe kur shkoj në sportel kërkoja dhomën që unë kisha rezervuar. Ishte një gabim i imi padyshim, por që unë nuk e kisha vënë re mirë, ai ishte thjesht nje hostel.

Rudina Magjistari: Ta ndaje dhomën me të tjerë?

Gerta Gixhari: Po, me 5 meshkuj në dhomë dhe kur shkojmë tek recepsioni ai na e jep çelësin, ne ishim çift normalisht. Thotë dëshironi ta shikoni dhomën? Ok, shkojmë të shohim dhomën dhe kur shkoj lart, kur na hapi derën shikoj një tmerr, krevat në formë marinari, nuk e di, valixhe të hedhura, këpucë, kambale në verë. Një erë e qelbur dhe kur futem brenda them: O Zot çfarë tmerri. Përveç se na mbajti paratë e rezervimit, im shoq që u stresua, unë e mora shumë thjeshtë, i thashë pse mërzitesh o burrë do flemë në makinë. Nejse ne si përfundim gjetëm dhe vajtëm në një hotel që ishte me një pamje të mrekullueshme. Kjo hyn nga ato histori që unë do ta mbaj mend gjatë, ishte shumë aventurë e bukur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

“S’e di ende sa shumë dashuri të pret”, Agon Amiga bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

16:39 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.