Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Postoi flamurin e Shqipërisë Etnike, Mustafa Nano: Dua Lipa duhet të na i kursente këtë gjë, po bëhet pjesë e lojërave politike

21:31 / July 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mustafa nano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti i njohur Mustafa Nano kritikon veprimin e këngëtares shqiptare Dua Lipa, e cila publikoi flamurin e Shqipërisë Etnike në faqen e saj në Instagram.

Nano, në monologun në emisionin e tij, vlerëson rolin e Dua Lipës për promovimin e vlerave shqiptare, duke e quajtur atë si “këngëtarja më e madhe në botë”.

Megjithatë Nano tha Dua Lipa “duhet të na i kishte kursyer këtë gjë”, pra postimin e flamurit. Sipas tij Dua Lipa bëhet pjesë e lojërave politike dhe një iniciative ndërkombëtare, që së fundmi është manifestuar edhe në Hagë, për të vendosur një simetri mes vendeve të Ballkanit.

Pjesë nga monologu i Nanos:

Kërkesa e Dua Lipës është absolutisht e drejtë. Por ajo nuk u ndal me kaq, të nesërmen ajo publikoi në instagram hartën e Shqipërisë Etnike, që sytë tanë e panë kur u ngrit në Beograd. Pas kësaj ajo inicioni një peticion online, ndërmjet të cilit i drejtohet Apple të përfshinte Kosovën në hartë. Do ta nënshkruaja edhe unë me kënaqësi.

Dua Lipa është një këngëtare e madhe, për mua është këngëtarja më e madhe në botë. E them këtë jo si shqiptar, por si konsumator i muzikës. Por ajo nuk është vetëm kaq, unë e kam ndjekur herë pas here dhe kam vënë re që është një vajzë plot klas, inteligjente. Mua më pëlqen kur ajo nuk ngurron të manifestojë ato sentimentet e veta patriotike.

Dua Lipa, në rastin konkret, e vetme, internacionalizioi një çështje. Diplimacia klasike edhe sikur të aktivizohej me kapacitet të plotë nuk do të mundej ta internacionalizonte këtë çështje.

Por Dua Lipa duhet të na kursente këtë gjë, ajo nuk duhet të bënte lojëra politke. Dhe me hartën ajo ka bërë lojëra politike. Me këto lojëra ajo dëmton edhe imazhin e vetë. Por jo vetëm kaq, me tentativa për të bërë lojëra politike, ajo ushqen një lojë që ka filluar jashtë nga faktori ndërkombëtar për idenë e një lloj simetrie në Ballkan. Është një ide që është manifesuar qartazi në Hagë. Një ide që serbët kanë bërë krime, por ja paskan bërë edhe shqiptarët, dhe jemi 1 me 1. Pra një ide e gabuar simetrie.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.