Mësuesi i matematikës në Medresenë e Shkodrës Gazjon Rusi ndërron jetë nga Covid-19.
Prej disa ditësh mësuesi 39 vjeçar, dhe babai i tre vajzave ishte në gjendje të rëndë në spitalin Shefqet Ndroqi, ndërsa për kurimin e tij ishin hapur disa donacione që ai të dërgohej në Turqi.
Për Gazjonin ishte hapur një donacion online nga Medreseja pasi atij i duheshin 55 mijë euro që të dërgohej në Turqi për tu trajtuar me aparaturën e quajtur ECMO, e cila fut oksigjen direkt në gjak dhe nxjerr dioksidin e karbonit.
Edhe filantropi Elvis Naçi i ishte bashkuar kësaj nisme duke dhuruar 5 mijë euro.
“5 MIJE EURO PER GAZJONIN! Vëllai ynë, z Gazjon Rusi, mësues i matematikës në Medresenë e Shkodrës është në gjendje të rëndë shëndetsore. Fondacioni Firdeus i bashkëngjitet ndihmës duke dhuruar 5 mijë euro në llogarinë e hapur për Gazjonin. Një baba shembullor, një njeri i mire sot ka nevojë përvec ndihmës edhe për lutjet tona… Fondacioni Firdeus do të jetë pranë për çdo nevojë për vëllain tonë. Zoti e sheroftë. Numri i llogarisë së Medresesë: AL9420551106173041CLTJCLALLW”, shkruante Naçi.
