Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se partia e tij do të dalë sërish fituese në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne skemën aktuale të koalicioneve ato ekzistojnë, ata do të jenë, por është thjesht një alibi e PD dhe shtojcave të saj, ku në pamundësi për të kundërshtuar hapjen e listave, kanë gjetur një kusht që nuk ekziston. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet në 9 maj. Unë si sekretar e di që në Tiranë nga 35 kandidatë do të kemi 18, por do të luftojmë për të 19-in. Koalicionet në formën që janë, janë një deformim i demokracisë”, tha Balla për Euro News.