Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Turizëm në pandemi/ Tatimet fillojnë aksionin në plazhe, ja ç’duhet të keni kujdes

08:01 / July 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turizmi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka nisur zbatimin e planit të masave për Sezonin Turistik 2020.Ky plan synon informimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike, në mbarë vendin, në sektorin e veprimtarive të turizmit (bar, restorant, hoteleri etj.) për zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, si dhe rritjen nivelit të vetëdeklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.

Situata e pazakontë e këtij viti, për shkak të COVID-19, e bën edhe më të rëndësishme mbarëvajtjen e sezonit, e cila është në interes të së gjithë ekonomisë, si dhe të bizneseve, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që operojnë në fushën e turizmit të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor, si dhe të përmbushin detyrimet tatimore.

Strukturat e Shërbimit për Tatimpaguesit në çdo DRT do të kryejnë vizita në vendet e ushtrimit të aktivitetit të subjekteve, me qëllim informimin e tyre për legjislacionin tatimor, këshillimin për rritjen e nivelit të përmbushjes vullnetare, si dhe marrjen e informacionit në kohë reale për sa i takon ushtrimit të dhënave të përgjithshme subjekteve që ushtrojnë aktivitete në fushën e hoteleri-turizmit, të cilat kanë të bëjnë me: regjistrimin e subjekteve, instalimin e pajisjes fiskale, numrin e punonjësve të përfshirë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore etj.

Më pas do të vijohet me verifikime dhe kontrolle në vend, përgjatë gjithë sezonit në lidhje me:

–    Respektimin e detyrimit për regjistrim në QKB dhe në administratën tatimore.

–    Respektimin e detyrimit për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport.

–    Respektimin e detyrimit për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij.

–    Respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm.

–    Respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Administrata Tatimore, me të gjitha strukturat e saj, njofton se është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit.

Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, qëllimi kryesor është zbatimi i ligjit, duke u siguruar se sistemi është i drejtë dhe i barabartë për të gjithë. Kjo është arsyeja, pse strategjia jonë e vë theksin te rritja e cilësisë së shërbimeve për tatimpaguesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpreh bindjen se mënyra më efektive për ta arritur këtë është nëpërmjet ndërtimit të raporteve të besimit dhe respektit të ndërsjelltë, përfundon njoftimi i tatimeve. /Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.