Përmes një postimi në rrjetin social ‘twitter‘, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka njoftuar të gjithë miqtë se pas testimit, ka rezultuar pozitiv nga Covid-19.
Ai bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nga sot punën do e vazhdojë me të njëjtën përkushtim nga shtëpia.
“Miq, pas testit më njofuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për TR nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj ketij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish”, shkruan Veliaj.
2/2… JU LUTEM mos harroni te lani duart sa me shpesh dhe mbani maske per te mbrojtur sa me shume veten dhe familjaret tuaj!
Lus me te miren per familjet tuaja! Shendet e dashuri te gjitheve dhe mirenjohje e thelle mjekeve heronj! Do shihemi serish! 🙏🏻❤️
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) July 28, 2020
