Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skandali i dosjes 339/ Shpërthejnë bashkëshortet e komisionerëve: Kanë vdekur 2 vite më parë, kemi bërë çregjistrimin sipas ligjit

14:59 / July 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dosja 339
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë shpërthyer në revoltë bashkëshortet e komisonerëve të ndjerëve, Kasem Lala dhe Besim Bregu.

Personat në fjalë janë 2 nga 21 komisionerët për të cilët u lëshua urdhër arresti, nga SPAK  në lidhje me dosjen ‘339’, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave në Durrës dhe laboratorin e kokainës në Has.

Mësohet se 2 nga 21 komisionerët për të cilët u lëshua urdhër arresti, kanë ndërruar jetë 2 vite më parë.

Lidhur me këtë skandal kanë folur bashkëshortet e të ndjerëve. Bashkëshortja e Besmirit, Nafie Bregu ka thënë se është shokuar kur ka parë emrin e të shoqit në lajme. Ndër të tjera ajo është shprehur se bashkëshorti i saj ka vdekur më 28 dhjetor të vitit 2018 dhe që është bërë çregjistrimi i tij sipas ligjit.

“Pas vdekjes e kemi çregjistruar sipas ligjit. Nuk e kuptoj pse thonë që nuk është çregjistruar. Bashkëshorti im ka vdekur më 28 dhjetor të vitit 2018. Jemi rebeluar si familje kur pamë emrin e tij në lajme. Bashkëshorti im nuk ka lidhje me ‘dosjen 339’”, tha ajo.

Sakaq, për ‘news24’, ka folur edhe bashkëshortja e Kasemit, Mimoza Lala. Ajo është shprehur se bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë në tetor të 2018 dhe se e kanë çregjistruar pas vdekjes.

“Bashkëshorti im ka vdekur në tetor të 2018. U lëndova shumë kur pash emrin e burrit në televizor. E kam çregjistruar bashkëshortin pas vdekjes,” është shprehur ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.