Një vatër zjarri e përmasave të mëdha vazhdon të jetë aktive prej më shume së 30 minutash në Limion, Sarandë mbrëmjen e sotme (31 korrik).
Zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen fillimisht ka përfshirë një kodër dhe më pas ka devijuar drejt portit të mallrave.
Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje, duke punuar për izolimin e flakëve në mënyrë që të mos kërcënojnë Marinën.
Sipas burimeve jo zyrtare zona e Limionit është dhënë me koncesion pak kohë më parë për t’u ndërtuar aty një qytezë turistike.
Ndërkohë burime nga shërbimi zjarrfikës njoftojnë se një tjetër zjarr mes banesash në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës po mundohet të vendoset nën kontrroll.
