Një 50-vjeçar është qëlluar me armë zjarri teksa ka qenë në shtëpinë e tezes së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mbrostar-Ferko të Fierit, ku N.XH nga Vlora është plagosur.
Sipas policisë, autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
NJOFTIMI I PLOTE
Fier
Informacion paraprak
Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.
50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
