Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dy të ekstraduar nga Britania, ja për çfarë janë dënuar

11:58 / August 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekstradim1111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit bën të ditur se dy persona janë ekstraduar nga Britania e Madhe, njëri i dënuar me 25 vit burg për vrasje dhe tjetri me 15 vite për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë.

Hektor Mahmutaj në 1997 pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. J.

Ndërsa Ronaldo Kolndreu në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve ka plagosur me thikë shtetasin S. B.

NJOFTIMI I PLOTE

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi i suksesshëm me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë këtij bashkëpunimi janë kapur dhe ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, dy shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të rënda kundër personit.

Paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Hektor Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. J.

Shtetasi Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë shtetasin S. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026

Muçi ngre në këmbë “Air Albania”-n me golin e tij spektakolar mdaj Finlandës

21:30 / November 12, 2026

Pezullohen lundrimet në Durrës/ Moti i keq, udhëtimi drejt Barit në orën 22:00 është shtyrë për nesër në orën 08.00

20:30 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.