Me fillimin e gushtit mjaft emisione kanë mbyllur sezonin e tyre televiziv dhe një prej tyre është edhe programi i pasdites në “Vizion Plus”.
Moderatorja Evi Reçi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ndjekësit e saj për këtë vit që nuk do të harrohet kurrë, duke postuar momente pas kamerave.
“Një vit që nuk do të harrohet kurrë. Faleminderit për këtë sezon të mrekullueshëm, por dhe shumë sfidues. Një staf i jashtëzakonshëm për të sjellë tek ju një emision cilësor. P.s Unë e di që i doni shumë prapaskenat e vizionit të pasdites, kështuqë ja tek i keni”, ka shkruar Evi në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.