Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Testet te privati, Ministria zbardh kriteret. 10 kushtet për laboratorët jo-publike për Covid, rezultatet vetëm vlerë administrative

21:34 / August 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është e vërtetë që Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar spitalet private të kryejnë testet molekulare për infeksionin  SARS-CoV-2 po zor se të gjithë këta do jenë në gjende të plotësojnë kriteret strikte të vendosura për ta fituar të drejtën për realizimin e kësaj procedure. Është zbardhur Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë ku përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë spitalet private për t’u lejuar të kryejnë testimet molekulare.

Testimi duhet kryer në respektim të plotë të masave të mbrojtjes së personelit shëndetësor në kushtet e biosigurisë dhe përdorimit të mjeteve të mbrojtjes personale, dhe mbrojtjes së vetë personit dhe të tjerëve në kontakt me të. Vetëm testet e pajisura me certifikatë regjistrimi nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, duhet të lejohen për kryerjen e këtij lloj testimi.

E rëndësishme është të theksohet që në fillim se ky testim nuk do të shërbejë si test diagnostik i lidhur me infeksionin dhe sëmundshmërinë e COVID-19, por do të ketë vetëm vlerë administrative. Laboratori i Virologjisë pranë ISHP-së, është i vetmi laborator, i cili do të konfirmojë diagnozën në rastin e rezultatit pozitiv ardhur nga laboratorët e tjerë.

Ndërkaq laboratorët e interesuar për ta kryer këtë test do t’i nënshtrohen procedurës së njohjes nga Ministria e Shëndetësisë.

Laboratori duhet të jetë i licencuar për ushtrimin e veprimtarisë së shërbimeve laboratorike sipas legjislacionit në fuqi;

b) të përdorë teste të pajisura me certifikate regjistrimi nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore;

c) të sigurojë kushtet e biosigurisë;

d) të ketë recepsion të dedikuar për paraqitjen e personave të interesuar; e) të ketë ambiente të veçanta për marrjen e mostrave dhe ambient të veçantë për analizimin e mostrave;

f) stafi duhet të jetë i pajisur me mjetet e mbrojtjes personale dhe të disponojë ambiente të posaçme për veshjen dhe heqjen e tyre;

g) të sigurojë ambient 100% steril sipas standardeve ndërkombëtare për kryerjen e RTPCR;

h) të jetë i ndarë me derë hermetike dhe dhoma e ekstraktimit të mostrës të jetë e pajisur me dy laminar flow BSL 2 dhe të jetë e ndarë nga dhoma e testimit apo analizimit të mostrës;

i) ambientet e testimit të jenë të pajisur me lavaman dhe të kenë një autoklavë vetëm për sterilizimin e instrumenteve të këtij laboratori;

j) të ketë ambient të dedikuar të mbetjeve të rrezikshme për këtë laborator.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

“Shteti bektashi, më afër se kurrë” ish-këshilltari i Clinton: Është punuar dy vjet për finalizimin e tij

16:39 / August 26, 2026

“Beteja” e platformave për të afruar qytetarët! Pas “Pasqyrës” së Ramës, Berisha krijon “Agora PD”

15:59 / August 26, 2026

Krim brenda familjes në Greqi/ Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës, detajet

14:42 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.