Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Në fund të ditës jemi rivalë”, Albani flet për bashkëpunimin me Florin po na bëri edhe më lëmsh

09:42 / August 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alban skenderaj flor mumajesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alban Skënderaj ka folur për bashkëpunimin e tij me Flor Mumajesin, teksa më herët në ditëlindjen e Arilenës lajmëruan për projektin e tyre ndërsa nuk dihet ende se kush do e kompozojë pasi të dy janë kantautorë.

Flori postoi një video në Instagram, ku me nota humori shprehej se nuk do të ketë këngë të re, pasi nuk do që t’i lutet Albanit, i cili deri më tani nuk i ka kërkuar asnjë këngë të përbashkët edhe pse ka qenë shpesh herë në studion e Florit.

Në vijim të jehonës për duetin me Albanin, Flori ka ndarë një tjetër moment pranë tij që ka shkaktuar mjaft të qeshura. Me një aplikacion që i ka shndërruar në të moshuar, Flori na tregoi për pleqërinë e tyre.

Të gjitha këto duket se na konfuzuan shumë dhe nuk po kuptonim se ç’po kurdisnin çunat.

E më në fund, duket se dikush foli seriozisht, ndonëse nuk na dha një lajm përfundimtar.

I ftuar në “Edicioni veror”, Alban Skënderaj theu më në fund heshtjen, ku tregoi se ata gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe se kanë një marrëdhënie të mirë, por mbetet për tu parë në të ardhmen nëse do sjell ndonjë duet apo jo.

Po ashtu, Albani tregoi se duke qenë se mes tyre është ngritur prej vitesh një rivalitet që nuk ekziston, atyre u pëlqen që të luajnë pak me këtë pjesë.

“Neve jemi miq shumë të mirë, që ndër vite ndoshta nuk na ka lidhur shumë puna, por ato pak herë që jemi takuar kemi kaluar shumë mirë. Nuk do thoja se ka një këngë por ka një lojë do thoja unë. Është një lojë do thoja unë që duket se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë. A do kurorëzohet me një këngë? Nuk e di! Duhet të pyesni Florin. Është sfidë e madhe se ne jemi rivalë në fund të ditës…jo se bëj shaka. Ky rivaliteti i famshëm mes meje dhe Florit, që realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë se si e shohin njerëzit si lojë dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di se kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është. Ne e repektojmë shumë njëri-tjetrin si artistë, si njerëz kështu që pse jo në të ardhmen”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.