Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin. Mjeku nga Tropoja është sjell me urgjencë një ditë më parë në spitalin COVID2 por gjendja e tij është rënduar.
Bëhet fjalë për mjekun Anibal Byberaj nga Tropoja, i cili u fut menjëherë në intubim.
Byberaj ka qenë mjek në Tropojë, ka mbajtur dhe postin e drejtorit të spitalit të Tropojës, duke iu shërbyer qindra qytetarëve.
