Një 28-vjeçar është viktima e radhës nga koronavirusi në vend. Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga kolegët e tij. Anton Çuni ishte elektriçist në OSHEE e Shkodrës.
Postimi në rrjetet sociale nga OSHEE Rajoni Shkodër
Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve 😢 U prehtë në paqe🙏

