Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vjen në Tiranë prokurorja që çoi në burg kryeministrin kroat. Do të qëndrojë 2 vjet

20:21 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
040219 SPAK 19 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tamar Laptosh, prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri.

Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Laptosh tregoi se për të hetuar korrupsionin duhet së pari që të përzgjedhurit e SPAK-ut të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si edhe të ketë vullnet.

“Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fuqishëm dhe arrogant. Ne vinim nga një eksperiencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptosh.

Por, njëra nga prokuroret pyeti se a ishte e mundur që një grup prokurorësh të mund të thyejë korrupsionin dhe të kthejë besimin e publikut, pyetje për të cilën mori përgjigjje pozitive, sepse sipas prokurores speciale të USKOK, prokurorët e SPAK-ut duhet të kenë parasysh që të hetojnë jo vetëm korrupsionin, por edhe të konfiskohen asetet e këtij krimi.

Deri më tani kanë aplikuar vetëm 12 prokurorë për në SPAK, ndërsa prokuroria e posaçme duhet të ketë 15 prokurorë. Megjithëse takimi ishte për të inspiruar prokurorët për të garuar, nuk munguan edhe prokurorët që ndërkohë kanë dhënë pëlqimin që të jenë dora e fortë kundër zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar.

Në datën 7 shkurt mbyllet afati për të dorëzuar dokumentacionin për në SPAK, prokurorisë që do të hapë perden për të kuptuar me prova se deri ku korrupsioni ka implikuar zyrtarët.

spak tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protestën e ushqejnë shumë rrëke e lumenj të vegjël”, Curri: Po na vjen leku dhe ne po themi nuk e duam

23:00 / June 29, 2026

Një muaj protestë në shesh/ Bylykbashi: Ndjehet reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes

21:58 / June 29, 2026

Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po godasin prodhimin vendas

21:00 / June 29, 2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

19:54 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.