Najada Çomo, shefja e infektivit përsërit apelin për të gjithë njerëzit që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Përmes një video të shpërndarë nga Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë, mjekja e njohur thotë se në spital fluksi i pacientëve është shtuar, dhe pse jemi në verë.
Tani jemi në verë dhe prej pesë muajsh, fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë e me humbje jete”, tha doktoresha.
Ndërsa apeloi për të gjithë që këto 5 muaj pune intensive që nga dimri deri në verë janë lodhje, ndaj ju lutem respektoni masat e thëna që janë elementë shumë të pakët,
maska, distanca fizike dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike, ku mblidhen shumë njerëz se janë vendi më i rrezikshëm për tu infektuar nga COVID-19″.
Sipas mjekes, virusi “është midis jush, e është dhe midis nesh”.
“Ne jemi për t’u shërbuyer juve e ju jeni për të mbrojtuer shëndetin tuaj e për tu pakësuar numri i personave që vijnë në spital”.
