Policia e Dibrës bën të ditur se është vënë në pranga një 22-vjeçar i cili ka goditur xhaxhain dhe djalin e tij.
Efektivët kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
NJOFTIMI I PLOTE
Mat
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.
Goditi me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e tij, vihet në pranga 22-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Burgajet, Mat, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. D., 22 vjeç, banues në fshatin Burgajet, Mat.
Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin H. D., 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait, shtetasin A. D., 27 vjeç.
