Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Vllaznia e re e nis nga drejtuesit, në klub edhe Astrit Hafizi e Ramazan Rragami

17:37 / August 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Astrit Hafizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shkodër duket se këtë radhë duan t’i bëjnë gjërat ashtu siç duhet dhe të sigurohen që Vllaznia të mos e shohë më veten pranë fundit në vitet në vijim. Afrimi i një investitori që do t’i qëndrojë pranë skuadrës në rolin e një presidenti, si Alban Xhaferi, është vetëm hapi i parë, pasi është vendosur që të ketë ndryshime dhe të plotësohet Këshilli Mbikëqyrës i klubit.

Aty do të ketë emra të rëndësishëm, të cilët do t’i bashkohen strukturave kuqeblu. Astrit Hafizi dhe Ramazan Rragami janë dy emrat të cilët janë menduar si pjesë e Këshilit të ri mbikëqyrës të klubit, për të ndihmuar në ringritjen e kësaj skuadre në majat e futbollit shqiptar, ku ata vetë kanë arritur ta mbajnë për shumë vite gjatë periudhës kur kanë qenë pjesë e saj.

Dy emrat që konfirmohen nga stafi i kaluar janë Shpëtim Quku dhe Benjamin Naku, me të parin që do të vazhdojë të mbajë rolin e kryetarit në këtë bord. Ndërkohë, është afruar një tjetër emër me kontribut të rëndësishëm për futbollin në Shkodër, presidenti i Vllaznisë së femrave, Lazër Matija. Në Shkodër janë të bindur se me këtë bord të ri, do të arrijnë të evitojnë disa gabime që janë bërë në të kaluarën në menaxhimin e klubit shkodran dhe do të evitojnë vuajtjet si këto të viteve të fundit.

Astrit Hafizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.