Konflikti mes dy familjeve fqinje për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi nëse nuk do të kishte ndëryrë në kohë policia.
Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Xhaferr Zeka”, ku dy familje janë përfshirë në një konflikt pronësie dhe janë përleshur me sende të forta.
Për pasojë janë arrestuar dy persona, ndërsa tre të mitur janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy familjeve, për motive pronësie.
Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 4, pas njoftimit të marrë së në rrugën “Xhaferr Zelka” kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit ishin përdorur sende të forta, menjëherë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes këtyre familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. K., 39 vjeç dhe A. A., 47 vjeç.
Shtetasi A. K. dhe fqinji i tij, shtetasi A. A. janë përfshirë në një konflikt të ashpër duke e goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar familjarët e tyre, shtetasi i mitur me iniciale Xh. K., shtetaset L. K. dhe T. A., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
