Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Përpjekja e fundit për të shpëtuar martesën. Ja çfarë vendosën të bëjnë Kim dhe Kanye!

16:00 / August 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
31524076 8595217 Reying her best The Keeping Up With The Kardashians star is also a 10 1596618098632
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se po përpiqen fort për të shpëtuar martesën e tyre dhe aktualisht kanë vendosur të udhëtojnë drejt Karaibeve për të shfrytëzuar kohën bashkë, por nuk do të jenë vetëm!

Lidhja e tyre varet nga një fije peri pas një serë deklaratash publike nga Kanye West, i cili i nxori disa “sekrete” familjare bashkëshortes, duke treguar se ata kishin dashur të abortonin vajzën e tyre të madhe North.

Kim, 39 vjeç dhe Kanye, 43 vjeç u takuan për herë të parë së bashku që pas krizës, javën e kaluar kur ajo shkoi në fermën e tij në Wyoming, pasi kaluan një periudhë të gjatë të ndarë si pasojë e çrregullimit të tij bipolar.

Por sipas TMZ, Kim dhe Kanye janë nisur drejt Karaibeve me një avion privat, dhe tani po qëndrojnë bashkë për të provuar të rindërtojnë marrëdhëniet e tyre. Burimet kanë pohuar gjithashtu se çiftit do t’i bashkohet në udhëtimin e tyre pastori që i martoi ata, Rich Wilkerson Jnr edhe pse Kim ka zgjedhur të marrë edhe nënën e saj Kris Jenner.

“Udhëtimi i Kim dhe Kanye nuk është romantik. Është më shumë një shans për ta, të rikthehen bashkë, larg nga kaosi i Wyoming, punët që rrethojnë Kanye-n dhe thashethemet për ta”, u shpreh burimi.

Mediat shkruanin se Kim po e përjeton shumë keq këtë situatë dhe të gjithë mendojnë se martesa e tyre nuk do t’i mbijetojë dot kësaj krize. “Ka dashur ta ndihmojë shumë Kanye-n, të qetësohet dhe të kontrollojë reagimet e tij në publik. Familja beson se West vuan nga bipolariteti.

Ai nuk dëshiron të marrë mjekime sepse mendon se ato i ulin kreativitetin, megjithatë ajo që ka pohuar për vajzën e tij, North i ka shokuar të gjithë. Kim ka punuar shumë për ta ndihmuar dhe nuk do ta lejojë West t’ia bëjë këtë fëmijëve të tyre”- kanë treguar burimet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.