Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kërkuar sërish nga qytetarët që të respektojnë masat kundër COVID-19. Në një postim në mediat sociale, ministrja shprehet se të gjithë mund të kontribuojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.
Sipas saj qytetarët duhet të ndjekin disa rregulla të thjeshta dhe shmangin infektimin me COVID dhe ‘dhurimin’ tek qytetarë të tjerë. “🔴 Kontribuo në kufizimin e përhapjes së #COVID19 duke ndjekur këto rregulla të thjeshta”, shkruan ministrja.

