Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Në 6 muaj, 230 mjete “të zhdukura”. Njihuni me makinat dhe zonat më të lakmuara nga grabitësit në Tiranë

19:54 / August 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makinat e luksit tpl 606x330 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Mercedez-Benz”, “BMV” “AUDI” dhe “Range Rover”, janë markat e makinave më të lakmuara nga grabitësit në Tiranë.

Çdo ditë në kryeqytet vidhet të paktën 1 makinë, ku në fokus janë mjetet e shtrenjta që shiten në treg të zi. Sipas të dhënave vetëm në 6 muaj në Tiranë janë vjedhur rreth 230 makina.

Metoda e re e vjedhje, ajo me pult, ka bërë që para grabitësve të makinave, të dorëzohet edhe policia, ku zbulueshmëria është në nivele të ulëta.

Sipas policisë autorët ndjekin një makinë luksoze për orë të tëra dhe në momentin kur pronari largohet nga mjeti, bllokojnë çelësin duke e lënë të hapur. Nëpërmjet këtyre pajisjeve grabitësit janë në gjendje që të prodhojnë edhe një çelës kopje që do të thotë se mund ta ndezin makinën sa herë ata dëshirojnë.

Makinat e vjedhura përdoren kryesisht për t’u shitur sërish në treg të zi ose për pjesë këmbimi.

Por ka edhe një kategori tjetër, ajo e vjedhjes së makinave për t’i përdorur në ngjarje kriminale.

Në Tiranë vitin e fundit janë vjedhur disa prej makinave që janë përdorur në atentate apo vrasje që kanë ndodhur në Elbasan e Durrës.

Makinat Luksoze vidhen në zona ku ka edhe numër më të madh të popullsisë. Zona e ish-Bllokut është një nga më të preferuarat nga grabitësit e makinave.

Gjithashtu mjete luksoze vidhen edhe te rruga “Myslim Shyri”, te “Zogu i Zi”, Yzberisht, Unaza e Re dhe tek Fresku.

Shumica e vjedhjeve ngelen të pazbardhura, pasi një pjesë e makinave çmontohen dhe shiten për pjesë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Mediat ndërkombëtare, publikojnë artikullin: Kapet në Spanjë “magjistari” i arratisjeve, Taulant Toma

18:38 / August 26, 2026

Anglia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen historike: Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të ndahen përgjysmë

17:58 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.