Gjatë operacionit për arrestimin e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të vrasjes së taksistit 71- vjeçar policia ka vënë në pranga dhe një 29-vjeçar të cilit iu gjetën në bizesnin e tij armë, kokainë dhe shma të mëdha parash.
Policia bëri me dije se gjatë zhvillimit të operacionit të koduar “Brothers” dhe kontrolleve të befasishme të kryera në disa banesa të dyshuara, u arrestua në flagrancë shtetasi G. Ç., 29 vjeç, lindur në Fushë Krujë
Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit të 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë, një shotgun, 60 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme në lekë, euro, paund, dollarë e franga zvicerane, një aparat celular dhe një automjet tip “Mercedes Benz”.”, tha Policia
