Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se nuk është ende e nevojshme të hapen spitalet e tjera COVID ndërkohë që siguron se nuk mungojnë kapacitetet në spitale.
Ai i bën sërish apel qytetarëve që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancat duke respektuar kështu masat.
Pipero thotë se këshillat po i ndajnë me kolegë italianë që kanë mbërritur në Shqipëri e me të cilit po bëjnë edhe trajnime.
“Këshillat që po ndajmë me kolegët italianë që jani tani te ne, dhe unë po iki në trajnim tani. Është e njëjta skemë mjekimi dhe sjellje ndaj një pacienti që vjen me urgjencë”, tha Pipero.
