Policia e Dibrës bën të ditur se ka arrestuar një 26-vjeçar me precedent të theksuar kriminal, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme, ku e fundit ishte ajo e 1 janarit të këtij viti për kundërshtim të punonjësve të policisë.
Rushdi Rushiti ishte në arrest shtëpie dhe mësohet se nuk është gjetur në shtëpi gjatë kontrollit të bërë nga policia. Tashmë ndaj tij do të rëndojë dhe akuza e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
NJOFTIMI I PLOTE
Bulqizë
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, bie në prangat e policisë 26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe krimeve kundër personit.
Ky shtetas nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, duke shkelur kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj tij, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, ngjarje e ndodhur me 1 janar 2020.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
