Ka qenë një ndër programet më të suksesshme televizive në Top Channel ai i Luana Vjollcës, “Shiko kush Luan” dhe të gjithë janë kuriozë të dinë nëse do të nisë sezonin e ri televiziv.
Ka qenë vetë Luana që ka konfirmuar se spektakli do të rikthehet. Ajo ka ndarë një video me pamje nga emisionet e kaluara dhe shkruan: “Kë e ka marrë malli për “Shiko kush luan”? Në postimin tjetër ajo shkruan: “Shihemi së shpejti. Natën e mirë”, duke pohuar kështu se sezoni tjetër e gjen sërish në ekran me emisionin e saj. Me siguri Luana po punon fort për të sjellë një tjetër sezon të suksesshëm dhe të shumtë janë ata që mezi po e presin.

