Një autobus ka marrë flakë në ecje si pasojë e një defekti teknik. Sipas të dhënave të para nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00, në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.
Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
