Në fakt për djalin e tij kemi dëgjuar shumë pak,pasi më e famshme është bërë vajza e tij, Lilly. Flasim për djalin 18-vjeçar të Johnny Depp.
Jack jeton me të ëmë, Vanesa Paradise në Paris, teksa i ati ndodhet në Britani pas gjyqit për shpifje ndaj mediave atje për dhunën ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard.
18-vjeçari është fotografuar me të dashurën e tij rrugëve të Parisit dhe ka ngjashmëri të madhe me të ëmën. Ndërsa nga i ati ka trashëguar stilin, megjithëse është shprehur më herët se nuk dëshiron të ecë në gjurmët e tij.
“Djali im, Jack, ka qenë gjithmonë shumë i talentuar me skicat dhe vizatimet. Ai gjithashtu luan muzikë shumë mirë”, tha Johnny pak kohë më parë.

