Vrasja makabre pasditen e djeshme në Pogradec tronditi mbarë vendin, ku djali 44-vjeçar masakroi nënën e tij me thikë.
Olsi Çekiçi njihej si njeri me probleme mendore, ndërkohë që më herët ka qenë i dënuar dhe për trafik droge.
Gjithë krimi ndodhi në sy të mbesës 15-vjeçare dhe ka qenë kjo e fundit që ka lajmëruar policinë. Ajo është larguar menjëherë nga shtëpia me biçikletë dhe ka lajmëruar patrullën e parë që gjeti për krimin e rëndë. Në momentin që uniformat blu arritën në banesë mësohet se Olsi ka qenë duke tentuar të vriste të vëllanë.
Firdes Çekiçi, 70 vjeçe mbeti viktimë e të birit në mënyrën më makabre ndërkohë që autori krimit i kishte thënë “Boll jetove”.
