Vëllezërit Arsil dhe Sajmir Shera autorë të vrasjes së taksistit 71-vjeçar kishin përdorur një makinë me qira për krimin.
Automjeti, i publikuar në foto nga News 24 është marrë me qira në biznesin e Greisian Çelës në aksin Fushë Krujë- Vorë një ditë para ngjarjes.
Vëllezërit i thanë se do e përdornin makinën për një dasmë dhe në momentin e krimit targat ishin mbuluar me letër dekorative “me trashëgime çifti”.
Pas kqyrjes se kamerave të sigurisë në zonë u identifikua mjeti i përdorur nga autorët dhe policia ushtroi kontroll në biznesin e Greisian Çelës ku sekuestroi 60 gr kokainë dhe armë zjarri. Vepra penale për të cilat ai ra në pranga.

