Ish Zonja e parë e SHBA, Michelle Obama thotë se po përballet me depresionin për shkak të pandemisë nga koronavirusi
Ajo tha tha se po përjeton ulje-ngritje emocionale. “E di që po luftoj me depresion të nivelit të ulët. Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të konflikteve racore dhe thjesht duke e parë këtë mënyrë administrimi, hipokrizinë e tij, nga njëra ditë në tjetrën, është dëshpëruese”, u shpreh Michelle për podcast-in e saj.
Ajo po vuan nga pagjumësia dhe nga pamundësia për t’u marrë me aktivitet fizik për shkak të gjendjes mendore në të cilën është.
