Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gushti i vrasjeve makabre, psikiatrja: Si ndikojnë temperaturat e larta te personat me probleme mendore

14:26 / August 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arjana reli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vrasjes makabre në Pogradec, ku Firdes Çekiçi, 70 vjeç u vra nga i biri Olsi Çekiçi pas një sherri të çastit, ndërsa kokën ia vari në portën e shtëpisë, duke shokuar mbarë opinionin publik, flasin specialistët.

Mjekia e shëndetit mendor, Arjana Rreli e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 foli për rastin dhe koincidencën e krimeve të njëpasnjëshme të personave me probleme mendore, të cilët shpërthejnë dhe kryejnë këto krime makabre në verë, pra në gusht. Masakra e Selenicës, vrasja e një të mituri në Himarë, të cilirt iu pre koka nga i afërmi i tij disa vite më parë, dhe ngjarja e ndodhur një ditë më parë, nuk janë rastësore tha Rreli. Sipas saj temperaturat e larta tek sistemi nervor i personave me sëmundje mendore perceptohen si sulme ndaj organizmit, ç’ka i bën të pakontrollueshëm.

“Në fakt temperaturat e larta janë një stresor i fuqishëm i ambientit dhe një agresor për të gjithë organizimin tonë. Temperaturat e lartë përceptohet nga sistemi nervor i këtyre personave si sulm ndaj organizmit dhe padashje prish balancat, duke i çuar deri tek këto krime.Përdorimi i lëndëve narkotike është një tjetër faktor rrisku që thellon problemet e personave të tillë, tha Rreli.

Ajo shtoi se ka raste kur personi nuk e pranon që mund të jetë i sëmurë, këta janë ata që rrezikojnë për komplikacione të rënda si rasti në Bucimas.

“U tha që ishte përdorues i lëndëve narkotike, kjo sjell çrregullime të sjelljes. Dëmton jo vec personin por edhe ata që e rrethojnë. Ka persona që tentojnë të vetëzgjidhin problemet e tyre me alkool, lënë narkotike por edhe me qetësues. Rastet që shpërthejnë kështu janë raste të patrajtuara, këta persona nuk pranojnë bashkëpunim, nuk hapin asnjë shteg që të bëhen aleatë për kurim. Mund të jenë në këtë fazë edhe persona që kanë filluar një trajtim dhe që e kanë ndërprerë më pas, ose ka ndërprerë lidhjen me specialistin. Suporti familjar është shumë i rëndësishëm. Medikamentet për këtë pacientë janë të kushtueshme po ashtu trajtimi, terapia zgjat në kohë. Pra duhet mbajtur situata nën kontroll”,- sqaroi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pezullohen lundrimet në Durrës/ Moti i keq, udhëtimi drejt Barit në orën 22:00 është shtyrë për nesër në orën 08.00

20:30 / November 12, 2026

Fitoi zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën

19:17 / November 12, 2026

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.