Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

50-vjeçari i vë flakën makinës, e dashura në gjendje kritike

22:21 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
digjet makina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zënkë midis një gruaje dhe ish të dashurit të saj gati sa nuk ka përfunduar me një tragjedi në Vercelli të Italisë. 41-vjeçarja Simona Roça u sulmua të hënën në mëngjes në parkingun e një qendre tregtare nga një burrë me të cilin kishte pasur një lidhje, me këtë të fundit që i vuri flakën makinës së saj në momentin që ajo ndodhej brenda mjetit.

Simona ndodhej ende brenda në kabinë kur flakët shpërthyen. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në parkingun e “Carrefour”, pak pasi 50-vjeçari Mario D’Uonno, një ish-roje sigurie ta kishte sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje. 41-vjeçarja u shpëtua nga 118 dhe u transportua në kushte shumë serioze në spitalin e Vercellit, ku më pas mjekët vendosën ta transferonin në Cto të Torinos.

Gruaja ka marrë djegie në fytyrë, qafë, shpinë dhe këmbë, duke bërë që gjendja e saj të mos jetë premtuese sipas mjekëve. Dinamika e ngjarjes mbetet ende për t’u sqaruar, por nga hetimet besohet se dhuna e D’Uonnos erdhi pasi ai kishte refuzuar të ndahej nga Simona.

Të dy ishin ndarë shumë kohë më parë dhe gruaja kishte denoncuar tashmë ish-partnerin për ngacmime. 50-vjeçarit me vendim të gjyqtarit i ishte ndaluar t’i afrohej asaj. Ndërkohë, sipas një rindërtimi të ngjarjes nga karabinierët, Simona punonte në qendrën tregtare si shitëse në dyqanin e Oviessës dhe sapo mbërriti në parkingun e saj, u sulmua nga ish i dashuri, i cili më pas i vuri zjarrin makinës ku ndodhej ajo.

Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunami

09:41 / June 8, 2026

Zgjedhjet/ Kështu pritet të ndahen vendet në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

09:12 / June 8, 2026

Kurti shpall fitoren dhe zbulon lëvizjen e radhës: Takime me të gjitha partitë

08:34 / June 8, 2026

Torino/ Vidhen bizhuteri me vlerë 1 milion euro për 4 minuta! Hajdutët marrin me vete diamantë, smeraldë e orë

17:42 / June 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.