Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Të rinjtë u arrestuan për shitje droge, tensione mes policisë dhe familjarëve

10:54 / August 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Beratit bën të ditur se dy të rinj janë vënë në pranga pasi shpërndanin doza të vogla kokaine dhe kanabis. Por ndërkohë të arrestuar janë dhe katër të tjerë, familjarë të tyre të cilët janë konfliktuar me policinë.

“Gjithashtu, nga specialistët për Krimet u arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, konkretisht shtetasit H. A., 52 vjeç, E. A., 16 vjeç, E. G., 34 vjeç dhe K. D., 41 vjeç, të katërt banues në Berat, pasi në vijim të veprimeve hetimore punonjësit e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e shtetasve A. A. dhe J. Sh. dhe shtetasit e mësipërm kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë që të mos ushtronin kontrolle në banesat e tyre”, bën të ditur policia.

NJOFTIMI I PLOTE

Berat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poshnje”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor.

Sekuestrohen 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe doza cannabis sativa.

Vihen në pranga dy shtetasit që posedonin dhe shpërndanin në doza të vogla kokainë dhe kanabis.

Në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, familjarë të të arrestuarve, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në banesat e tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Poshnje”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. A., 25 vjeç dhe J. Sh., 18 vjeç, të dy banues në Berat.

Shërbimet e Policisë, në fshatin Poshnje, gjatë kontrollit të ushtruar në automjentin me të cilin këta shtetas po udhëtonin gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe doza cannabis sativa.

Gjithashtu, nga specialistët për Krimet u arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, konkretisht shtetasit H. A., 52 vjeç, E. A., 16 vjeç, E. G., 34 vjeç dhe K. D., 41 vjeç, të katërt banues në Berat, pasi në vijim të veprimeve hetimore punonjësit e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e shtetasve A. A. dhe J. Sh. dhe shtetasit e mësipërm kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë që të mos ushtronin kontrolle në banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pezullohen lundrimet në Durrës/ Moti i keq, udhëtimi drejt Barit në orën 22:00 është shtyrë për nesër në orën 08.00

20:30 / November 12, 2026

Fitoi zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën

19:17 / November 12, 2026

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.