Detaje të tjera dalin nga të shtënat me armë në parkingun e një lokali në Tushemisht. Mësohet se edhe një javë më parë është kryer sulm ndaj këtij hoteli por rast që nuk është denoncuar.
Pronari i hotelit thotë se i ka identifikuar me emra autorët dhe ia ka dhënë policisë, ndërkohë që thotë se nuk është bërë ende asnjë veprim. Ai kërkon që fëmijët e tij të përfitojnë azil pasi këtu u kërcënohet jeta.
Në pamjet e kamerave të sigurisë që ka publikuar Panorama janë fiksuar momentet kur dy persona me kokore në kokë, shihen pranë makinave të parkuara tek hoteli, njëri drejton mjetin dhe tjetri në këmbë duket teksa kryen lëvizje të çuditshme dhe më pas largohen.
Ndërsa në foton më poshtë, duket autori i sulmit sot, i cili me kallashnikov në dorë dhe i maskuar me kapuç, ka hapur zjarr mbi makinat e parkuara dhe dy dhomat e hotelit.
Vetë pronari i hotelit tha sot për mediat se i njeh autorët, ua di emrat dhe i ka denoncuar në Polici.
Ndërsa tha se objektiv i sulmit dyshon që të jetë një prej djemve të tij.
