Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët në lagjen Apolonia në Fier. Ngjarja ndodhi në një zonë të banuar, gjë që shkaktoi panik tek banorët e zonës.
Drejtuesi i makinës, e cila ishte benzinë gaz, sapo kishte zbritur kur shpërtheu në flakë. Zjarri ishte aq i fuqishëm sa ka shkaktuar dëme tek tre makina të parkuara rresht njëra pas tjetrës.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes teksa po punohet për të zbardhur detajet.