Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I vuri zjarrin shkurreve për të pastruar tokën, asfiksohet dhe vdes i moshuari në Burrel. Flakët i djegin banesën

19:40 / August 9, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flake
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person rreth moshës 79-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Bujkë, Bashkia Mat si pasojë e asfiksisë.

Dyshohet se Haziz Kuka, banues në qytetin e Burrelit ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat, por në përpjekje për të shuar zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën. Po kështu është djegur edhe një godinë e pabanueshme, pronë e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë banorët e qarkut që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies, duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre dhe të banorëve përreth.

“Policia fton qytetarët që të njoftojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Digjital për çdo rast të zjarrvënies duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fitoi zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën

19:17 / November 12, 2026

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.