Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka humbur njeriun e tij të shtrenjtë, të atin. Sulejman Bushati është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti socialist. “Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.
E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.
Prehu në paqe i shtrenti ynë”, shkruan Bushati.

